Mourinho gati t’i rikthehet punës: Jeta ime është futbolli
Trajneri Jose Mourinho, i cili u shkarkua pak kohë më parë nga AS Roma, thotë se është gati t’i kthehet punës.
Strategu portugez synon të marrë drejtimin e një klubi gjatë kësaj verë.
Ish-trajneri i Chelsea, Real Madridit, Man United dhe së fundmi i Romës, thotë se endë është i lirë, por ai e pranon se është në kërkim të një klubi të ri.
“Zero, zero lajme. Unë ende nuk kam klub, jam i lirë. Por unë dua të punoj”, ka thënë Mourinho.
Ai nuk e përjashton mundësinë për të drejtuar një klub portugez.
“Asnjëherë mos thuaj jo, veçanërisht në futboll. Jeta ime është futbolli. Mund të stërvisë kudo dhe nuk kam asnjë problem”, ka pohuar Mourinho.