Mourinho: Fitorja është gjëja më e rëndësishme në futboll
Trajneri i Romës, Jose Mourinho thotë se fitorja është gjëja më e rëndësishme.
Romakët këtë fundjavë përballen me Monza-n, në kuadër të Serie A, sfidë në të cilën të besuarit e strategut portugez kërkojnë pikët e plota në mënyrë që bëjnë një hap para në garën për pjesën e epërme të tabelës.
Fitorja është synim i Mourinhos në çdo ndeshje.
“Në futboll, fitorja është gjëja më e rëndësishme, pa justifikime”, ka thënë tekniku portugez.
Roma aktualisht ndodhet në vendin e dhjetë me 11-të pikë të tubuara në elitën e futbollit italian, derisa Monza ka dy pikë më shumë në pozitën e gjashtë.