Mourinho: Faleminderit Tirana që na mirëprite sërish!
Trajneri i Romës Jose Mourinho duket mjaft i kënaqur nga vizita e tij e dytë në Tiranë.
Sapo është akomoduar në hotel, ai ka postuar në rrjete sociale një foto me banderolën gjigante që lajmëron takimin Partizani–Roma, e cilat shtrihet në fasadën e Universitetit të Tiranës.
“Faleminderit Tirana që na mirëprite sërish! Faleminderit Edi Rama” shkruan Mourinho në Instagram.
Në fakt, kënaqësinë e tij trajneri i Romës e shprehu menjëherë sapo zbriti në Rinas.
“Jam gjithmonë i lumtur të vij këtu! Nga këndvështrimi sportiv, sigurisht që është një vend që na ka mbështetur nisur nga ato që ndodhën sezonin e kaluar me Kupën. Nga këndvështrimi personal, kam miqësi shumë të mirë me zotin kryeministër dhe jam i lumtur që po vij ta shoh dhe ta përqafoj, sepse po bën një punë të mrekullueshme për vendin,” tha Mourinho.