“Mou, hajde te Fenerbahce dhe bli kë të duash! Kemi miliona pafund”

“Mou, hajde te Fenerbahce dhe bli kë të duash! Kemi miliona pafund”

Jose Mourinho mund të riniset nga Turqia. Fenerbahce humbi titullin kampion në javën e fundit dhe tashmë kërkon teknikun portugez për t’u rikthyer në majë.

Interesim ka edhe nga Besiktasi, skuadër ku luajnë Ernest Muçi dhe Milot Rashica. Në lidhje me “Special One” foli Aziz Yildirim, kandidati për president i Fenerbahces.

Yildirim ka zgjedhur kartën Mourinho për të marrë pronësinë e klubit nga Stambolli, teksa në prononcimin e fundit u shpreh se është gati t’i plotësojë çdo dëshirë.

“Jose më tregoi se e pa ndeshjen tonë të fundit në kampionat kundër Istanbulsporit. Me shumë mundësi do të ketë ndjekur edhe derbin ndaj Galatasarayt.

Ne do të bëjmë gjithçka që ai do të kërkojë. Do të mundohemi të blejmë lojtarët që ai do. Paratë nuk janë aspak problem, sepse Fenerbahce ka gjithmonë para”.

61-vjeçari nga Setubali qëndron pushim prej 16 janarit, datë kur u shkarkuar nga Roma. Ideja e kalimit në futbollin turk e intrigon jo pak.

Share This