Motta pas fitores ndaj Romës: Krenar që jam trajner i Bologna-s
Trajneri i Bologna-s, Thiago Motta është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Romës.
Bologna pas fitores ndaj ‘romakëve’, kanë bërë hapin e madh në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Motta thotë se është krenar që është trajneri i Bologna-s. Sipas tij, lojtarët e Bologna-s sakrifikojnë gjithçka në fushën e blertë.
“Jam shumë krenar që jam trajneri i Bologna-s, që kam këta lojtarë të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, por edhe të fitojnë ndeshje si kjo ndaj Roma-s”, tha ai.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, një ndeshje delikate, por e kishim studiuar dhe besoj se kemi zhvilluar një ndeshje të madhe. Jam i lumtur me të gjitha repartet. Skuadra bënë gjithçka që unë kërkoj, të gjithë ndihmojnë”, ka theksuar Motta.