Moti sot me diell, temperaturat deri në 33 gradë

Moti sot me diell, temperaturat deri në 33 gradë

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29 deri në 33 gradë Celsius, raporton RTKlive.

IHMK rekomandon që personat me sëmundje kronike të kenë kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë , rroba me ngjyrë të lehta.

Një kujdes i veçantë u rekomandon, ky institut, edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm.

Share This