Moti sot me diell, temperaturat deri në 14 gradë Celsius

Moti sot me diell, temperaturat deri në 14 gradë Celsius

Mbi vendin tonë të sot do të mbajë mot me diell. Në viset e larta dhe mesatare priten ngrica, si dhe mjegull, sidomos në mëngjes.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 14 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë lehtë nga drejtimi i juglindjes.

Share This