Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 37 gradë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 37 gradë

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33 deri në 37 gradë Celsius, raporton RTKlive.

IHMK-ja apelon nga qytetarët që tu përmbahen udhëzimeve të Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Shëndetit Publik të Kosovës, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të shkaktuara nga temperaturat e larta.

Share This