Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 33 gradë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 33 gradë

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 deri në 33 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Share This