Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 deri në 33 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë kësaj jave parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe relativisht i qetë.

Share This