Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar se moti për pesë ditët e kësaj jave do të mbajë kryesisht me diell, por do të ketë edhe vranësira. Sipas IHMK-së, temperaturat gjatë kësaj jave do të lëvizin nga 10 gradë Celsius minimalet deri në 34 gradë maksimalet.

Moti sot pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Share This