
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gardë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK.