Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17 deri në 20 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës sot do të fryjë erë nga juglindjes me shpejtësi 1- 6m/s.

Share This