Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të shoqërohen me riga të shiut të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Share This