Moti sot, me diell dhe vranësira të pakta

Moti sot, me diell dhe vranësira të pakta

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 25 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 m/s. Kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të mbeten të mira për shkak të reshjeve të mjaftueshme të shiut që u regjistruan në ditët e fundit.

Share This