Moti sot, me diell dhe vranësira të pakta

Moti sot, me diell dhe vranësira të pakta

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 09 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12 deri në 15 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Ky vikend do të jetë kryesisht me shi dhe me temperatura të ulëta.

Share This