Moti sot, me diell dhe vranësira të dendura

Moti sot, me diell dhe vranësira të dendura

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri në 29 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Ditët vijuese do të jenë me mot jostabil, shira, shtrëngata dhe në vende të izoluara kushte për breshër. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.

enjte-Mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Share This