Moti sot, kryesisht i vranët dhe me shi

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me shi

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi. Reshjet e shiut të shoqëruara me rrufe parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e Republikës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 deri në 22 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. Kjo javë do të jetë mjaftë dinamike dhe me rënie të temperaturave.

Share This