Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu

Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta dhe në disa zona perendimore parashihen reshje bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s”, njofton IHMK.

Share This