
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu
Në vendin tonë këtë vikend do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas herë me riga shiu.
Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.
Gjithashtu IHMK-ja ka bërë të ditur se sipas kalendarit meteorologjik, sot fillon stina e pranverës meteorologjike, e cila do të zgjasë deri me 31 maj.