Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende -vende mund te sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 deri në 21 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Edhe kjo javë parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Diell, vranësira dhe shi.

Share This