
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Mbi vendin tonë të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat nëpër disa vende të izoluara mund te sjellin ndonjë rigë shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 deri në 21 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
Edhe kjo javë parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Diell, vranësira dhe shi.