Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Mbi vendin tonë të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Gjatë ditës do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Sipas IHMK-së, të enjten parashihen që vende-vende të ketë riga shiu. Pas kësaj periudhe, parashikohet një rritje graduale e temperaturave në të gjitha rajonet.

Share This