
Moti sot i nxehtë, temperatura deri në 28 gradë
Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.