Moti sot, i ndryshueshëm

Moti sot, i ndryshueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashikohet që moti do të nisë me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të denden dhe priten reshje lokale të shiut të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga – 9°C deri në -5°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 4°C.

Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

Share This