
Moti në vikend me diell e vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të variojnë nga 6°C deri në 8°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në 23°C. Era do të fryjë nga juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.
Kurse të dielën do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu.
“Temperaturat minimale pritet të jenë nga 7 deri 9°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 19°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.