Moti në Shqipëri, vjeshta meteorologjike nis me temperatura te larta
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën lindore. Era do të jetë me drejtim perëndim 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 16/32°C
– Zonat e ulëta 20/35°C
– Zonat bregdetare 22/33°C
Kosova për dt. 01 Shtator 2024 do të ketë vranesira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –18°C në mëngjes deri në 31°C –33°C gradë Celsius në mesditë.