Moti në Shqipëri me vranësira mesatare dhe reshje lokale

Moti në Shqipëri me vranësira mesatare dhe reshje lokale

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin.

Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit.

Në Alpe e relievet malore në verilindje-lindje-juglindje duke filluar prej orëve të pasdites reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s .

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë. /rtsh/

Share This