
Moti në Shqipëri me temperatura të larta
Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e jugut do të ketë alternime vranësirash kalimtare.
Era do të fryj me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitoj shpejtësi 9m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës1-2 ballë.
Temperaturat e regjistruara:
Në zonat malore 13 deri 31°C
Në zonat e ulëta 15 deri 35°C
Në bregdet 18 deri 33°C