Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira mesatare kalimtare
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë bën me dije se sot moti do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ftohta e të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare.
Mjegull/ mjegullinë shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era parashikohet të fryjë me derjtim verilindje –juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 7-9m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.