Moti në Shqipëri me diell, temperaturat do të jenë deri 41 gradë
Anticikloni afrikan po dominon Evropën verilindore duke përmbyllur muajin korrik me temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime në bregdet, vranësira të pakta në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 20/36°C
– Zonat e ulëta 22/40°C
– Zonat bregdetare 24/38°C