Moti në Shqipëri, i kthjellët dhe me vranësira

Moti në Shqipëri, i kthjellët dhe me vranësira

Ditën e sotme Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri në orët e mesditës.

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje me shpejtësi mesatare 8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina do të fitojë shpejtësi 14m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore -7 deri 7°C;              Në zonat e ulëta  2 deri 16°C

Dhe në bregdet  3 deri 16°C.

Share This