Moti në Shqipëri, dita e sotme do të jetë me diell dhe mjegull. Temperaturat deri në 42 gradë

Moti në Shqipëri, dita e sotme do të jetë me diell dhe mjegull. Temperaturat deri në 42 gradë

Vala e nxehtë afrikane po dominon pjesën më të madhe të Europës verilindore duke sjellë temperatura shumë të larta në territorin e Shqipërisë.

E Enjte 18 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe mejgull në bregdet, në verilindje do të kemi reshje lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      22/41°C

– Zonat e ulëta       24/42°C

– Zonat bregdetare 28/38°C

Kosova për dt. 18 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira reshje lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 19°C –22°C në mëngjes deri në 36°C –39°C gradë Celsius në mesditë.

Share This