Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi deri 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 12-18 m/s shoqëruar me valëzimin në detet të forcës 3-4 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/25 Re shi diell
Kukës 15/24 Re shi diell
Lezhë 16/25 Re shi diell
Dibër 12/23 Re shi diell
Durrës 13/26 Re shi diell
Tiranë 16/26 Re shi diell
Elbasan 14/27 Re shi diell
Berat 12/27 Re shi diell
Vlorë 15/26 Re shi diell
Korçë 12/24 Re shi diell
Gjirokastër 11/26 Re shi diell
Sarandë 12/25 Re shi diell
Share This