Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh në një pjesë të madhe të territorit. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të territorit reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/25 Diell re shi
Kukës 10/19 Diell re shi
Lezhë 15/23 Diell re shi
Dibër 9/18 Diell re shi
Durrës 14/25 Diell re shi
Tiranë 16/24 Diell re shi
Elbasan 12/26 Diell re shi
Berat 12/24 Diell re shi
Vlorë 15/22 Diell re shi
Korçë 9/20 Diell re shi
Gjirokastër 8/25 Diell re shi
Sarandë 13/22 Diell re shi
Share This