Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm me kthjellime dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra nga orët e mesditës e pasdite përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet malore të saj.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 2-7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/26 Diell re shi
Kukës 9/21 Diell re shi
Lezhë 13/24 Diell re shi
Dibër 8/20 Diell re shi
Durrës 12/26 Diell re shi
Tiranë 14/25 Diell re shi
Elbasan 10/27 Diell re shi
Berat 10/25 Diell re shi
Vlorë 13/23 Diell re shi
Korçë 8/22 Diell re shi
Gjirokastër 7/26 Diell re shi
Sarandë 12/23 Diell re shi

Share This