
Moti në Shqipëri
Për ditën e sotme (21 prill) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e gradualisht në orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura në një pjesë të madhe të territorit.
Prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites vonë në një pjesë të madhe të vendit priten reshje shiu me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore – malore në periudha afatshkurtra këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 10 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 10 deri 22°C;
Në zonat e ulëta 11 deri 26°C;
Dhe në bregdet 13 deri 25°C.