
Moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës. Në periudha afatshkurtra dhe kryesisht në relievet malore në lindje reshjet e shiut në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 300-400 metër dhe në juglindje në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar. Mjegull e dendur lokale/mjegullinë gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes po ashtu në momentin e reshjeve të shiut dhe të dëborës.
Era do të fryjë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 12-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 8/18 | Re shi |
Kukës | 8/12 | Re shi/borë |
Lezhë | 10/19 | Re shi |
Dibër | 7/10 | Re shi/borë |
Durrës | 10/19 | Re shi |
Tiranë | 10/19 | Re shi |
Elbasan | 9/18 | Re shi |
Berat | 7/18 | Re shi |
Vlorë | 9/17 | Re shi |
Korçë | 5/9 | Re shi/borë |
Gjirokastër | 8/19 | Re shi |
Sarandë | 10/20 | Re shi |