
Moti në Shqipëri
Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike te paqëndrueshme.
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri dendura. Reshjet e shiut kanë qenë prezente me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar kryesisht në jug të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi deri në 8m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 3 deri 14°C
në zonat e ulëta 6 deri 19°C
dhe në bregdet 6 deri 18°C