Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte  të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore  të thata e të ftohta me origjinë veriore si dhe lënia e vendit masave ajrore me origjinë jugore nga orët e mesditës e në vazhdim.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, nga orët e pasdites vranësira deri mesatar të larta transparente fillimisht përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe zonat luginore era fiton dhe shpejtësi deri në 10-13m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/19 Diell
Kukës -1/18 Diell
Lezhë 3/18 Diell
Dibër -2/19 Diell
Durrës 4/20 Diell
Tiranë 7/19 Diell
Elbasan 5/20 Diell
Berat 0/20 Diell
Vlorë 6/18 Diell
Korçë -1/14 Diell
Gjirokastër 0/20 Diell
Sarandë 7/19 Diell
Share This