Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht në zonën e veriperëndimit në orët e para të ditës, ndërsa pjesa tjetër e territorit me intensitet të ulët të karakterit lokal nga orët e mbrëmjes rikthim të reshjeve me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/17 Re shi diell
Kukës 10/19 Re shi diell
Lezhë 11/17 Re shi diell
Dibër 10/20 Re shi diell
Durrës 10/24 Re shi diell
Tiranë 15/24 Re diell
Elbasan 9/23 Re diell
Berat 10/26 Re diell
Vlorë 13/26 Re shi diell
Korçë 8/21 Re  shi diell
Gjirokastër 6/25 Re shi diell
Sarandë 11/21 Re diell
Share This