
Moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtimit gradual të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 3-9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 12-18 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 5/20 | Diell re |
Kukës | 2/19 | Diell re |
Lezhë | 5/20 | Diell re |
Dibër | 3/19 | Diell re |
Durrës | 7/22 | Diell re |
Tiranë | 7/22 | Diell re |
Elbasan | 7/24 | Diell re |
Berat | 5/24 | Diell re |
Vlorë | 8/22 | Diell re |
Korçë | 2/19 | Diell re |
Gjirokastër | 4/22 | Diell re |
Sarandë | 8/22 | Diell re |