
Moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të fitojë shpejtësi deri në 7 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 4/20 | Diell |
Kukës | 2/18 | Diell |
Lezhë | 9/20 | Diell |
Dibër | 1/18 | Diell |
Durrës | 6/21 | Diell |
Tiranë | 8/23 | Diell |
Elbasan | 7/22 | Diell |
Berat | 5/23 | Diell |
Vlorë | 8/21 | Diell |
Korçë | 0/16 | Diell |
Gjirokastër | 1/22 | Diell |
Sarandë | 9/22 | Diell |