Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale tepër afatshkurtra me diell kryesisht në orët e para të ditës. Deri në orët e mesditës reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës, pritet që reshjet e shiut të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet do të jenë në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në verilindje pritet të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa  përgjatë vijës bregdetare e lugina  era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/14 Re shi
Kukës 6/11 Re shi
Lezhë 9/14 Re shi
Dibër 5/11 Re shi
Durrës 10/16 Re shi
Tiranë 10/16 Re shi
Elbasan 10/16 Re shi
Berat 8/15 Re shi
Vlorë 12/16 Re shi
Korçë 4/11 Re shi
Gjirokastër 7/15 Re shi
Sarandë 12/16 Re shi
Share This