Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat mesatare e hera-herës të dendura në dy ekstremet veri e jug, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Vranësirat në zonën veriperëndimore parashikohet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa nga orët e mesditës pritet ndërprerja e tyre graduale.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/sek, ndërsa  përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/13 Re shi diell
Kukës 1/9 Re diell
Lezhë 6/14 Re shi diell
Dibër 3/12 Re diell
Durrës 9/16 Re diell
Tiranë 10/15 Re diell
Elbasan 6/18 Re diell
Berat 6/18 Re diell
Vlorë 8/17 Re diell
Korçë 0/12 Re diell
Gjirokastër 0/15 Re diell
Sarandë 8/16 Re diell
Share This