Moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 10-14 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/20 Diell pak re
Kukës 3/17 Diell pak re
Lezhë 7/20 Diell pak re
Dibër 3/19 Diell pak re
Durrës 10/26 Diell pak re
Tiranë 11/25 Diell pak re
Elbasan 9/25 Diell pak re
Berat 5/25 Diell pak re
Vlorë 9/23 Diell pak re
Korcë 2/18 Diell pak re
Gjirokastër 2/25 Diell pak re
Sarandë 10/24 Diell pak re