Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi  ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i vranët dhe me intervale afatshkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar, deri në orët e mesditës. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut gradualisht do të humbasin intensitet. Reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar në relievet malore veri-lindje-jug(lindje) mbi lartësitë 400-700metër, po ashtu stuhi dëbore në Alpe dhe relievet e larta malore.

Mjegull e dendur lokale / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut e borës, gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në veri e lindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje me shpejtësi mesatare 7-13 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era pritet të fitojë shpejtësi 15-27m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-5ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/6 Re shi,diell/ (borë në male)
Kukës -6/-2 Re shi/borë
Lezhë 2/7 Re shi diell/ (borë në male)
Dibër -6/-1 Re shi/borë
Durrës 4/8 Re shi diell
Tiranë 4/8 Re shi,diell/ (borë në male)
Elbasan                 1/7 Re shi,diell/ (borë në male)
Berat 3/8 Re shi,diell/(borë në male)
Vlorë 4/9 Re shi,diell/(borë në male)
Korçë -6/-2  Re shi/borë
Gjirokastër 2/6 Re shi,diell/(borë në male)
Sarandë 5/9 Re shi,diell/(borë në male
Share This