Moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas mesdite. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar parashikohet nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pothuajse të gjithë territorin.
Nga orët e mëngjesit deri në mesditë parashikohet reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Në Alpe dhe relievet malore mbi 800-1000 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, ndërsa në lindje dhe jug mbi 1000-1200metër reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi 10- 19m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 3/13 | Re shi diell |
Kukës | -2/6 | Re shi/borë diell |
Lezhë | 4/12 | Re shi diell |
Dibër | 1/6 | Re shi/borë diell |
Durrës | 6/13 | Re shi diell |
Tiranë | 5/14 | Re shi diell |
Elbasan | 3/13 | Re shi diell |
Berat | 3/14 | Re shi diell |
Vlorë | 5/14 | Re shi diell |
Korçë | -1/5 | Re shi/borë diell |
Gjirokastër | 0/12 | Re shi diell |
Sarandë | 6/15 | Re shi diell |