Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe afatshkurtra me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje të dobëta dëbore. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/11 Diell re shi
Kukës 4/7 Diell re shi
Lezhë 7/12 Diell re shi
Dibër 3/7 Diell re shi
Durrës 8/14 Diell re shi
Tiranë 8/14 Diell re shi
Elbasan 6/14 Diell re shi
Berat 6/15 Diell re shi
Vlorë 7/16 Diell re shi
Korçë 2/7 Diell re shi
Gjirokastër 5/13 Diell re shi
Sarandë 6/16 Diell re shi
Share This