
Moti në Shqipëri
Ditën e sotme (7 qershor) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 33°C
në zonat e ulëta 15 deri 36°C
dhe në bregdet 17 deri 35°C